Historia e paimagjinueshme që fshihet pas këtij endacaku shqiptar

0
220
loading...

Ai vërtet ka qenë një ish-drejtues i lartë Rinie i kohës së komunizmit, ngjashëm si Koço Kokëdhima e Fatmir Xhafaj, por nuk e ka patur fatin e këtyre të fundit. Pra, ai sot nuk është as pasunar, por as politikan. Është një krijesë e mjerë e sunduar nga një sëmundje që kurrë nuk gjet se nga i erdhi e se çfarë ishte. Dhe pikërisht ishte ajo që e katandisi nga një “djalë trendi” i sistemit, në kuptimin ideologjik të fjalës, por jo vetëm, në një vetmitar varfanjak, me shenja të dukshme të një anormaliteti mental.Ky është Adem Llani, që sot i ka mbushur të 70-at. Historia e tij është vërtetë e rrallë. Ndonëse tashmë ngjan me një lypës të rëndomtë, ai nuk është i tillë, por e ka munduar një sëmundje që në moshën e rinisë, atëherë kur ishte në avenirin e tij. Dhe ky fat i tij, prej vitesh ka marrë trajtat e një legjende urbane në Krujë, Fushë-Krujë e Mamurras.Ademi, rreth viteve ‘70-të ishte funksionar Rinie në Krujë. Njerëzit e kujtojnë si mjaft të zgjuar dhe me aftësi të jashtëzakonshme drejtuese e profesionale. Por thuhet se kjo gjë i xhelozoi ca kolegë të tij në parti, aq sa i punuan një rreng që më pas do i kushtonte jo vetëm karrierën, por dhe shëndetin, e sigurisht rrjedhën normale të jetës.Atij, fshehurazi i kanë bërë një injeksion, duke e katandisur në një krijesë me defiçenca mentale. Ndryshimi i sjelljes së tij ka qenë i beftë, aq sa i ka lënë të shashtisur miqtë, kolegët dhe familjarët.Më pas, shumë përpjekje janë bërë nga këta të fundit për të zbuluar diagnozën e sëmundjes, por pa asnjë rezultat në gjithë këto vite.Ademi do të qëndronte kohë nëpër spitalet e Tiranës për të gjetur shëndetin e humbur, por më kot. Pas shumë kohësh, ai do të linte dyert e spitaleve dhe do të niste një jetë ndryshe nga ajo që kishte menduar.Fillon punë në Ndërmarrjen e Bonifikimit në Mamurras si punëtor i thjeshtë, sigurisht pa qenë më ai i pari, drejtuesi i Rinisë së rrethit.E tashmë, babai i një vajze, prej vitesh ai jeton si një endacak, ndërsa shoqëria që e ka njohur konsumon historinë e rrallë të tij me në qendër legjendën e injeksionit të pabesë komunist që ia morri shëndetin mental.Vit pas viti, të gjithë u pajtuan me faktin se Ademi “ka marrë fund” si njeri normal.Aktualisht ai banon në një bunker pranë të afërmve të tij në fshatin Shpërdhet. Ndonëse ata kërkojnë ta strehojnë në shtëpitë e tyre, Ademi ka zgjedhur të jetojë i vetëm në një bunker që e ka si banesë.Për t’u ushqyer kujdesen të afërmit e tij dhe gjumin e bën tek dhoma e tij e përhershme, bunkeri. Daljet e tij janë të shpeshta por vetëm në Mamurras, ku shumë njerëz e ndalojnë dhe bashkëbisedojnë me të.Flet mirë dhe kujton kohët e rinisë, por jo atë që i ka ndodhur si ish- funksionar i lartë. Dhe të mendosh se ca ish-kolegët e tij sot janë aktorë me peshë të Rilindjes.

Shiko videon më poshtë :

loading...