Mekë, fotoja që po bën xhiron e botës: gruaja i bën hije burrit të saj që po falet (Foto)

0
107
loading...

Ndërkohë që pelegrinazhit vjetor islam 2017 po i vjen fundi, duket sikur tregimet, videot dhe fotografitë e bukura të Haxhit të këtij viti janë të pafundme.

loading...

Dhe është një foto shumë e veçantë e postuar së fundmi, e cila ka shkaktuar një reagim ndryshe tek publiku.

Gjatë festës së Kurban Bajramit, fotografia e një gruaje duke i bërë hije bashkëshortit të saj teksa ai po falej në oborrin e Qabesë, po bën xhiron në rrjet.

Fotografia e marrë nga fotografi saudit Raeid Allehyani, fillimisht është postuar në Twitter nga Allehyani më 2 shtator, me një titull që thotë:

“Ai e quajti atë hënë, ndërsa ajo e eklipsoi diellin për të.”
Fotoja u shpërnda në mënyrë virale veçanërisht pasi përdoruesi Twitter@mohdahmedmemon, një predikues, e shpërndau atë në platformën e mediave sociale me këtë titull:

“Sot në Mekë një grua mbuloi burrin e saj nga dielli, një nga imazhet më të bukura të bëra së fundmi“, shkroi ai.

loading...